Në tetor të këtij viti Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 94.165 turistë, prej të cilëve 28,9 për qind janë turistë vendas dhe 71,1 për qind turistë të huaj.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), numri i bujtive në tetor 2023 është 18.7272, prej të cilave 36.7% janë nga turistë vendas dhe 63.3% nga turistë të huaj.
“Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 21.2%, përkatësisht: turistët vendas janë rritur me 0.1%, dhe turistët e huaj janë rritur me 38.6%.
Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i fjetjeve është rritur me 9.8%, përkatësisht: tek turistët vendas ka një rritje prej 1.1%, ndërsa tek turistët e huaj ka një rritje prej 23.5%”, njoftojnë nga ESHS.