“Edhe pak!”/A po e paralajmëron Osmani miratimin e ndryshimeve kushtetuese?

“Edhe pak!”/A po e paralajmëron Osmani miratimin e ndryshimeve kushtetuese?

Shefi i diplomacisë në vend, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka uruar Ukrainën dhe Moldavinë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, përcjell TV21. Osmani thotë se për shkak të disa forcave politike, Maqedonia e Veriut nuk mori dritë jeshile për hapjen e kapitujve në bisedimet për anëtarësim të RMV-së në BE, ndërsa thekson se kjo do të vazhdojë “edhe pak”. A po paralajmëron Osmani miratimin e ndryshimeve kushtetuese?

“Urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sot mund të ishte një ditë feste edhe te ne, për hapjen e kapitujve, por forcat e errëta anti-europiane po mbajnë peng 2 milionë qytetarë. Edhe pak!”, ka shkruan Osmani.

Lajme Vendi