Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale njofton se në ora 07:00 hiqet ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën dega Mavrovë-Dibër.

“Për momentin janë hequr të gjitha ndalimet e qarkullimit për automjetet e rënda”, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga ora 04:40 është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në qafat malore të Strazhës dhe Presekës.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë u rekomandojnë qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lajme Vendi