Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë ka vizituar dhe bashkëbiseduar me qytetarët dhe aktivistët e tre këshillave vendorë të BDI-së në Çair, njofton indeks.mk.
Nga shumë porosi që lëshoi, Ahmeti para mbështetësve të BDI-së tha se skena politike shqiptare në RMV ka nevojë vetëm për dy parti politike shqiptare dhe se partia e tretë është e dëmshme.
Sipas Ahmetit, në këto zgjedhje duhet të ketë front të përbashkët shqiptar. Shtoi se sa më të organizuar që jemi, aq më të fortë jemi dhe se bëhemi më të rëndësishëm në bazë të numrit të mandateve që do ti fitojnë shqiptarët në këto zgjedhje.
“Fronti i shqiptarëve duhet të bëhet por ne skemi nevojë më shumë se dy parti politike, e treta është e dëmshme, tani edhe më vjen turp gjashtë apo shtatë shqiptar që ulen aty dhe vetëm dy maqedeonas, vazhdojn shqiptarët me preteksin kombi madh jemi, thuaj që ne kinezët jemi. Sa më të organizuar që të jemi, sa më shumë mandate të bëhen të rëndësishëm. Mandati të bën të rëndësishëm po edhe të parëndësishëm, ne shqiptarët duhet ti bëjmë të rëndësishëm”, deklaroi kreu i integristëve./indeks.mk/