Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se me mosmiratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese rrezikohet vendit t’i përsëritet gabimi në Bukuresht në vitin 2008, kësaj radhe me ngecje në rrugën eurointegruese.
“Gjatë intervistës së sotme për “Slloboden Peçat”, komentoi dhe përshëndeti vendimin gjeopolitik të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Ukrainën, duke theksuar: “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të shqetësuar nga vendimi pozitiv i BE-së për Ukrainën, por nga politikanët që, duke mos miratuar amendamentet e nevojshme kushtetuese, rrezikojnë të përsërisin gabimin e vitit 2008 në Bukuresht”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Sipas Osmanit, kjo do të nënkuptonte një bllokim afatgjatë të shtetit në rrugën e integrimeve evropiane, gjegjësisht rreth çështjeve më të rëndësishme për qytetarët: për standardin, për vendimin e tyre nëse do të qëndrojnë këtu apo do të shkojnë jashtë vendit, për vendet e punës, për pagat e tyre, për shëndetësinë, për arsimin.