Vetëm hapja e debatit për një kryetar të mundshëm të Qeverisë me përkatësi etnike shqiptare shënoi një hap para në pozicionin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qarqet nacionaliste maqedonase e morën çështjen si utopike, shqiptarët si diçka që kishte ardhur koha, të tjerë me inate politike se mund të ishte shqiptar, por jo nga radhët e Bashkimit për Demokratik.
Marrëveshja politike për formimin e Qeverisë aktuale solli vendimin se do ketë kryeministër shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë aktuale.
Nga 28 janari i vitit 2024, në kolltukun e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ulet Talat Xhaferi, personalitet politik i shquar për qasjen institucionaliste ndaj çështjeve politike. Dhe, po, shqiptar. Ashtu siç ishte zotuar partia e tij BDI, respektivisht i pari i kësaj partie Ali Ahmeti.
Tani, ata që çështjen e trajtonin si utopike janë trazuar sa më s’ka. Utopike dje, reale sot. Janë trazuar dhe po vjellin vrerë edhe disa shqipfolës- zakonisht për shkaqe të inateve politike dhe pamundësisë për të qenë pjesë të historisë, që padyshim do të lë gjurmë.