Këshilltarët e BDI-së në Tetovë akuzojnë komunën e Tetovës se janë duke shfrytëzuar institucionet për pazare politike. BDI në Tetovë kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin diçka, pasi siç shtojnë, ndaj ish drejtorit të shkollës fillore “Istikball”, Zija Ademi, është kryer shantazh dhe mobing.
“E pyesim publikisht Kryeartin e Komunës së Tetovës, se në çfarë cilësie e ka angazhuar Sadat Sulimanin në Komunë, si shef inspektorati apo si njeri që bën presione ndaj punonjësve arsimor për të zbatuar marrëveshjet politike me partnerët tuaj të koalicionit? Si guxoni që shkollat dhe pozitat më të rëndësishme në shkolla t’i shihni si vende punësimi dhe të ndërroni kuadrot çdo herë kur juve ju kujtohet ose ju kërkohet nga partneri i koalicionit.”- deklaroi Sali Elmazi, këshilltar i BDI-së Tetovë.