Ademi tregon se BDI si do të shkoj në zgjedhje?!

Ademi tregon se BDI si do të shkoj në zgjedhje?!

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi deklaroi për TV21 se BDI është duke shqyrtuar të gjitha opsionet për zgjedhjet e 8 majit, presidenciale dhe ato parlamentare.

“Në mbledhjen e fundit, me unanimitet të plotë është autorizuar kryetari (Ali) Ahmeti që të vazhdojë bisedimet, kontaktet me të gjitha partitë politike për koalicionime eventuale dhe për pjesëmarrje në zgjedhjet të cilat janë të dyfishta në këtë rast, edhe presidenciale edhe parlamentare. Të gjitha opsionet janë të hapura, që nga opsioni që BDI të del e vetme në zgjedhje deri tek opsioni që të jemi pjesë e ndonjë koalicioni”, theksoi Ademi.

Ai është shprehur optimist se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe se sipas tij ka kohë për të ndodhur këto ndryshime deri më 8 maj 2024.

Sipas tij, anëtari i ri i Komisionit Sh1tetëror Zgjedhor nuk duhet të jetë partiak dhe se për zgjedhjen e tij, sërish do të duhen 2/3 e votave të deputetëve. (INA)

Lajme Vendi