Dy vajza të mitura në Strugë humbin kontaktin me familjen, ka njoftuar SPB në Strugë duke shtuar po zhvillojnë kërkimet.
“Me datë 13.12.2023 në ora 23:00 në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë, L.P.(43) nga fshati Moroishtë i Strugës, ka raportuar se është larguar nga shtëpia familjare ,vajza e saj T.P.(14) dhe shoqja e saj A.S.(15) nga fshati Lozhan, Strugë ,të cilat eshe më parë janë raportuar se po largohen nga shtëpia dhe janë kthyer.
Po merren masa për gjetjen e personave”, thuhet në kumtesën e MPB-së.