Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës.
Deklaratat e tij, kryeministri i Kosovës i bëri gjatë një interviste për gjermanen Stern, teksa u pyet mbi mundësinë e një lufte të dytë në Evropë.
Kryeministri tha se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: Ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”, theksoi Kurti gjate intevistes per median gjermane
Gjithahstu ai shtoi: “Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të Prodhimit te Brendshem Bruto duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiç policinë dhe ushtrinë e tij”, tha Kurti.