Prokuroria publike njoftoi se raporti nga Instituti i mjekësisë ligjore për Vanja Gjorçevskën nuk është dorëzuar zyrtarisht në prokurori.
Nga prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të të gjitha provave rreth hetimit për vrasjen e 14 vjeçares dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski.
I dyshuari për vrasjen e Gjorçevskës dhe të Zhezhovskit, Ljupço Palevski – Panço është në një burg ekstradimi në Turqi.