Gjykata Kushtetuese miratoi edhe dy vendime të tjera për shfuqizimin e Rregullores dhe Aktvendimit, për të cilat gjykata ka vlerësuar se është tejkaluar afati kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare, e të cilat ishin kontestuar me iniciativa të dorëzuara nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Me këto vendime të Gjykatës Kushtetuese, numri i Rregulloreve të shfuqizuara për të cilat janë dorëzuar 20 iniciativa, është rritur në gjithsej 5 Rregullore dhe 1 Aktvendim, përkatësisht gjithsej 6 rregullore të cilat u kontestuan dhe për të cilat nga gjykata është “vlerësuar se është tejkaluar afati kushtetues për publikim, i paraparë në nenin 52 të Kushtetutës.”