Shaqiri: Nuk ka recensues për tekstet e reja shkollore

Shaqiri: Nuk ka recensues për tekstet e reja shkollore

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se MASH ka probleme të mëdha për recensues sepse sic tha, interesimi i recensentëve është zero.

Ai shtoi se tashmë janë të hapura konkurset për vitin e ardhshëm për shkrimin e teksteve si dhe beri thirrje për recensent që do të vlerësojnë nëse tekstet janë në përputhje me programin shkollor.

“Për mua, nuk ka asgjë të diskutueshme në librat e historisë. Pas atij diskutimi publik për gabimet në përmbajtje në disa tekste, interesimi i recensentëve është zero”, tha Shaqiri dhe shtoi se ekipet e autoreve tani janë të përbëra nga profesorë, por nuk ka recensues për t’i kaluar.

Problemi i mungesës së recensentëve, sipas ministrit, mund të zgjidhet me ndryshime ligjore dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit të thërrasë ekspertë që do të rishikojnë tekstet.
Lajme Vendi