Të gjitha kompanitë blerëse prej sot do ta blejnë duhanin me çmim 10 për qind më të lartë.
Siç informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski në takimin me gazetarët, këtë vendim e morën mbrëmë kompanitë.
Çmimin e duhanit në fillim e rriti Kombinati i duhanit Prilep, ndërsa menjëherë pastaj edhe Qeveria doli me përkrahje shtesë për duhanxhinjtë. Ata do të marrin subvencionim shtesë 20-30 denarë, ndërsa nga viti 2024 edhe “naftë të gjelbër”, si dhe 6.000 denarë mbështetje për hektar sipërfaqe.
Siç vlerësoi Nikollovski, subvencioni duhet të arrijë 100 – 110 denarë rekorde, varësisht nga kalkulimet në fund të blerjes.