Në Qendrën urgjente në Shkup gjatë natës së kaluar janë kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën e Toksikologjisë 23.
Përveç të lënduar në tre aksidente komunikacioni, në Qendrën urgjente ishte sjellë edhe një pacient 20-vjeçar i cili gjatë një sulmi fizik ishte goditur me thikë. Ai është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torako Vaskulare dhe është në gjendje të qëndrueshme. Një pacient, është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithashtu, është në gjendje stabile.