Dokumentet e vjetra pas 12 shkurt nuk do të vlejnë

Dokumentet e vjetra pas 12 shkurt nuk do të vlejnë

Dokumentet me emrin Republika e Maqedonisë janë të vlefshme deri më 12 shkurt, deri atëherë ka afat që ato të zëvendësohen me dokumente të reja me emrin e shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave duhet të nxirren të reja, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

“Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të ngisni automjetet.”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nëse një qytetar duhet të ndryshojë të gjitha këto dokumente me procedure të rregullt, si dhe tabelat e regjistrimit, duhet të ndajë 3,800 denarë. Ndryshimi i dokumenteve me emrin e ri të shtetit është obligim nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë, që u arrit në vitin 2018.

Më të fundit Vendi