Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.
Buzmi tradiconalisht do të shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin dhe me ngritjen e flamurit të buzmit.
Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët me kulaç me para në të dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje. Pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Katedrales.