SPB Tetovë informon se neser (11 janar) në Tetovë do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit me rastin e ardhjes dhe qëndrimit në qytet të delegacionit të lartë nga Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite, i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh. Regjimi i veçantë do të fillojë nga ora 05:30 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00.
“Në këtë periudh apelojmë deri tek qytetarët të mos drejtojnë automjetet e tyre në këtë pjesë të qytetit apo t’i parkojnë në rrugët e përmendura pa nevojë të madhe dhe urgjente, të kenë durim dhe t’i përmbahen plotësisht urdhërat dhe udhëzimet e punojnësve të policisë të SPB Tetovë. Me këtë, qytatarët drejtpërdrejtë do të kontribojnë që të mos pengohet lëvizja e qetë dhe e sigurtë e mysafirëve nga Arabia Saudite dhe në përgjithësi zhvillimi normal i komunikacionit në Tetovë”, theksoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Regjimi i posaçëm do të zbatohet për rrugën “Marshal Tito” nga hyrja – dalja e Tetovës deri në sheshin e qytetit dhe anasjelltas, pastaj në shtrirjen nga sheshi i qytetit deri në udhëkryqin me rrugën “Vëllezërit Miladinovi” dhe anasjelltas dhe në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në shtrirje nga udhëkryqi me rrugën “Ilinden” deri te udhëkryqi me rrugën “Gjorçe Petrov”.