Spitali klinik i Tetovës sot ka pranuar donacion në vlerë prej 600 mijë denarëve prej kompanisë “Lial”.
Nga spitali shprehen se ky donacion sa do pak do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe të gjithë qytetarët e rajonit që e frekuentojnë këtë Klinikë.
Dy drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe Blerim Osmani kanë falënderuar pronarët e kompanisë për donacionin duke theksuar se ndihma të tilla janë gjithmonë të mirëserardhura.
Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar në rrjetin e tij social edhe Drejtori organizativ i Klinikës së Tetovës, Blerim Osmani.
Në vazhdim është teksti nga postimi i Osmanit.