I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, Ljupço Palevski-Palço, është shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë politike “E Djathta”. Toni Aleksovski tani është zgjedhur në vend të Palevskit si kryetar i partisë, ai së bashku me Palevskin është një nga themeluesit e partisë.
Anëtarëve të së “Djathtës” të cilët po ashtu dyshohen në rastin e vrasjes së dyfishtë u është ngrirë anëtarësia.
Mirëpo, nëse partia në të cilën janë anëtarë të gjithë të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë do të zhduket, varet nga prokuroria, nga ku thonë se një procedurë e tillë ende nuk ka nisur.
Hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes filloi në fillim të dhjetorit 2023 dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprën penale të “rrëmbimit” dhe “vrasjes në mënyrë makabër”, si bashkëpunëtorë akuzohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup.