Deri më tani janë ndryshuar rreth 1.210.000 dokumente udhëtimi, mbi 1.100.000 letërnjoftime dhe rreth 540.000 patentë shoferi.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk ka problem nëse do të vazhdohet afati për dhënien e dokumenteve të udhëtimit, nëse kështu vendos Kuvendi dhe thekson se puna po bëhet me dinamikë të shtuar dhe procesi do të vazhdojë kështu edhe pas 12 shkurtit.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se në vend që të përqendrohemi në dhënien e shpresave të rreme për zgjatjen e afatit për dokumente, duhet të fokusohemi në nxjerrjen e tyre.