Zgjedhjet e dyfishta të cilat do të mbahen në prill dhe maj, shtetit do t’i kushtojnë pothuajse 17 milionë euro, njoftoi nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Ditmire Shehu në mbledhjen e sotme të 73-të, në të cilën u votuan gjithsej 22 pika të rendit të ditës.
Shehu në mbledhjen e sotme arsyetoi se mbi gjashtë milionë euro do të shkojnë për organizim të zgjedhjeve, sigurim të materialit të besueshëm dhe të pabesueshëm, transporti, kompensimi në të holla për organet zgjedhore, përkatësisht anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, këshillave zgjedhorë, përderisa për reklamim të paguar politik për zgjedhjet e dyfishta janë paraparë 656 milionë denarë apo mbi 10.614.000 euro.
“Do të theksoj se sa mjete do të shpenzohen për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse për zgjedhje presidenciale do të shfrytëzohen më shumë mjete në pjesën e reklamimit të paguar politik, sepse në raundin e parë për zgjedhjet presidenciale të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje u takon nga dy euro për zgjedhës të regjistruar në listën zgjedhore. Gjithashtu edhe nga një euro kandidatëve të cilët do të jenë në raundin e dytë, gjithashtu për zgjedhës të regjistruar. Përderisa për zgjedhjet parlamentare nga dy euro të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, gjithashtu për zgjedhës të regjistruar. Nga mjetet e përgjithshme i kërkuam nga Ministria e Financave, të gjitha mjetet na janë dhënë, vetëm na mungojnë për reklamim të paguar politik, ku me vetë ministrin e Financave u dakorduam se këto mjete do t’i plotësojnë, më vonë, sepse mjetet për reklamim të paguar politik paguhen 30 ditë pas përfundimit të rezultateve, kjo nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi probleme gjatë organizimit të zgjedhjeve”, thotë Shehu.
Ajo theksoi se sa mjete financiare kanë kërkuar, aq u janë miratuar për organizim të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor në mbledhjen e sotme të 73-të të gjitha 21 Propozim vendimet apo planet të cilat janë të lidhura me organizimin e zgjedhjeve të dyfishta i votuan unanimisht. Nënkryetarja e KSHZ-së, Shehu në pikën e fundit, të 220të theksoi se opinioni është i interesuar në pjesën e identifikimit të votuesve dhe nëse KSHZ është e gatshme për organizim të zgjedhjeve të dyfishta. Ajo theksoi se KSHZ anëtarët e saj dhe të punësuarit tashmë një vit po përgatiten që zgjedhjet e dyfishta të kalojnë në atmosferë të drejtë, demokratike dhe të jenë të sigurta.
“Identifikimi i votuesve do të jetë me shenjë të gishtit, që ishte miratuar dhe vendosur në Ligj prej vitit 2020, por pas kësaj lexova se në portale të caktuara kam qenë unë e përmendur nga disa parti të caktuara politike se përfaqësuesi i BDI-së ka qenë, të mos them kundër, ka bërë probleme në KSHZ dhe nuk ka dashur të ketë identifikim me shenjë nga gishti. Këtu jeni ju kolegë sepse në mbledhje nuk e kam thënë atë dhe ju jeni të vetëdijshëm dhe i dëgjoni të gjitha mbledhjet, siç thashmë më parë, janë publike, dhe të konfirmoni nëse ndonjëherë është biseduar për këtë temë”, tha Shehu.
Ajo u dërgoi demant portaleve të caktuara të cilët kanë liferuar informata të këtilla.