Ekipet policore mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje dhe kanë arrestuar anëtarë të një grupi kriminal nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit.
Sipas informatave të mediave, bëhet fjalë për aksion policor ndaj anëtarëve të njohur si “Klani i Gërçecit”, që ndërlidhet me tregtinë me drogë dhe vrasje.
Bastisje përveç në Gërçec janë kryer edhe në lagjen e Duqanxhikut dhe në Çair.
Informata shtesë nga policia priten gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit.