Buzhala/ Neser Maqedonia do ta kete kryeministrin e pare shqiptar

Buzhala/ Neser Maqedonia do ta kete kryeministrin e pare shqiptar

Berat Buzhala me anë të një statusi ne rrjetin social  në Facebook, ka uruar popullin shqiptar në Maqedonin e Veriut për kryeministrin e parë shqiptar që do të zgjidhet neser.

Statusi i plotë:

”Ali Ahmeti me vizionin dhe angazhimin e tij nuk i ka reformuar vetem shqiptaret, por edhe maqedonet. Nje kryeminister shqiptar ne kete republike ka qene nje gje e paimagjinueshme vetem disa vite me pare. Shqiptaret ne Maqedoni, edhe me fajin e tyre deri dikund, jane trajtuar si nenqenie, si nje race inferiore, qe eshte e paafte per te kryer pune publike, madje edhe pune te thjeshta publike, si bie fjala polic e doganier, e lere me deputete, ministra.

Me shfaqjen e Ali Ahmetit ne skenen publike nje gje e tille eshte permbysur. Shqiptaret filluan t’i popullojne institucionet shteterore. Filluan t’i kene ministrat e tyre, pastaj kryetaret e kuvendeve, e prej neser, per here te pare edhe kryeministrin e tyre. Ky nuk eshte vec avansim per shqiptaret, eshte edhe avansim per maqedonet. Atyre tash do t’u mesohen syte me zhvillime te tilla, e pastaj deri neser edhe me Presidentin shqiptar.

Une, ne boten shqiptare, kurre nuk kam pa politikan me modest dhe me te vendosur se Ali Ahmetin.

Lajme Vendi