Ahmeti: Lëshim dhe dështim historik mos pjesëmarrja e LEN-it në votimin e qeverisë teknike

Ahmeti: Lëshim dhe dështim historik mos pjesëmarrja e LEN-it në votimin e qeverisë teknike

Faton Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i BDI-së ka komentuar mos praninë e koalicionit LEN, në votimin e qeverisë teknike ditën e djeshme. Sipas Ahmetit, ky ishte një lëshim historik dhe një dështim për ta.

”Me keqardhje duhet pranuar që është lëshim historik i partive që nuk u bënë pjesë e kësaj arritje të madhe të shqiptarëve të RMV-së. Atë do e tregoj historia, si një dështim të tyrin. Mirëpo, pa dashur të ofendoj askënd, janë parti jo serioze, jo konzistente në qëndrime. Lëvizjen Besa jo më larg senë vitin 2020 e ke në lista të përbashkëta në kuadër të koalicionit ”Mundemi” me LSDM-në, bëhet pjesë e qeverisë, bëhet pjesë e ekzekutivit në kuadër te asaj liste. Pastaj në zgjedhjet lokale, njëvit më vonë, bën koalicion me partinë tjetër maqedonase VMRO-në, poashtu bashkë me Levicën një parti ultranacionaliste maqedonase që mohon gjithcka që ka të bëjë me shqiptarët, dhe kjo nuk paraqet konsistencë politike” – shprehet Ahmeti.

Vendi