Faton Ahmeti: Ali Ahmeti nga figura më e urryer dëshmoi se di të krijojë politikë dhe të arrijë pozicionin më të lartë në shtet

Faton Ahmeti: Ali Ahmeti nga figura më e urryer dëshmoi se di të krijojë politikë dhe të arrijë pozicionin më të lartë në shtet

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ftuar në emisionin ”Pressing” në T7, ka komentuar rolin dhe figurën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Sic thekson, Ali Ahmeti nga figura më e urryer tek maqedonasit arriti të pozicionojë një shqiptar në pozitën më të lartë të shtetit.

”Ali Ahmeti ka qenë figura më e urryer nga maqedonasit dhe gjatë viteve të veprimtarisë politike paraqitet si faktori kyc i vet shtetit, si faktor stabilizues edhe mes partive maqedonase, kur i kanë telashet mes veti. 

Të dalim tek viti 2020, kampanja e fundit, kampanja “Koha për kryeministrin shqiptar”, kampanja “Pse jo?!”.

Ajo që dua të potencoj, pa dakordësi paraprake me partinë maqedonase, pati një hidhërim të jashtëzakonshëm nga kryeministri i asaj kohe dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili kampanjën e zhvilloi “Pse jo BDI në opozitë”, këtë e mësoi edhe në gjuhën shqipe dhe e përsëriste në cdo tubim të tijin.

U dëshmua që Ali Ahmeti me largpamësin e tij, me vizionin e vet dëshmoi që di ta krijojë politikë, di të krijojë stabilitet në shtetin tonë dhe në momentin e caktuar si tani, një nga luftëtarët e luftës ta pozicionojë në pozitën më të lartë në shtet” – theksoi Ahmeti.

Lajme Vendi