Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në emisionin pressing në T7 së bashku me analistët ka komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptarë.
Ahmeti në pyetjen se pse pikërisht Talat Xhaferi është përgjigjur duke theksuar:
“Talat Xhaferi ka qenë komandant i UÇK-së dhe pas luftës është amnestuar, ka qenë deputet në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka qenë miistër i mbrojtjes, kryeparlamentarë i kuvendit të Maqedonisë dhe së fundmi është zgjedhur kryeministër i vendit me të drejta dhe kompetenca, pra është kryemiistër politik dhe si i tillë do jetë i gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pa dallim kombësie dhe feje”, tha Faton Ahmeti