Ish-amabasdori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, para dy ditësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Dejzin nga El Salvadori.
Për mikun e Kosovës, kjo është gruaja e tretë, ndërsa nga dy martesat e tij të mëhershme ai ka katër fëmijë.
Familjen e tij ai e ka quajtur të madhe, ndërsa thotë se njohja me Dejzin, ka ndodhur 10 vite pas vdekjes së gruas së tij të dytë.
“Unë mbijetova 10 vjet pasi vdiq gruaja ime e dytë, dhe në vend të kësaj takova dikë nga El Salvadori. Tani po martohem jo me një vajzë të re, por me një gjyshe”, kishte bërë të ditur Walker.
Në ceremoninë e martesës së William Walker kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Kosova.
Ndryshe, Walker gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera.
Ai para disa ditësh ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse do të varroset në Kosovë.