Përmes një komunikate për media, LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka hyrë në Qeveri me BDI-në.
“Haxhiu i penduar Mickoski humbi, një gjë flet, një tjetër mendon, një të tretën e bën”.
Fillimisht problematizoi qeverinë teknike, pastaj tha se OBRM-PDUKM nuk do të marrë pjesë në të dhe në fund hyri në Qeveri me BDI-në.
VMRO-DPMNE propozoi ministra për qeverinë teknike, por ata nuk u votuan në Kuvendin e Maqedonisë, gjegjësisht i bojkotuan.
Ata ulen në Qeverinë teknike dhe bëjnë sikur nuk janë pjesë e saj.
“Mickoski nuk ka qëndrim apo kapacitet politik për të marrë ndonjë vendim dhe definitivisht nuk e di se ku po shkon”, thonë nga LSDM.