Pas pesë muajsh parahetim, çështja “Onkologjia” kalon nga sot në një fazë më lart – procedurë hetimore – pas arrestimit të djeshëm të të dyshuarve. Të dyshuar në këtë rast, siç informuan në konferencën e sotme për media kreu i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski dhe prokurorja Ana Gogovska-Jakimovska, janë gjithsej pesë persona. Bëhet fjalë për ish-mjekun dhe ish-drejtorin organizativ të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, si dhe për tre mjekë onkologë.
Ndonëse nuk përmenden emra, sipas periudhës kur ka qenë drejtor mjekësor dhe kur janë kryer veprat për të cilat akuzohet, i dyshuari kryesor është ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev.
Sipas informacioneve të Prokurorisë, ai akuzohet për shtatë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe një vepër penale të mashtrimit në shërbim. Edhedrejtori organizativ dyshohet për mashtrim në shërbim.
Të tre mjekët dyshohen për të njëjtin krim, por për ndihmë. Prokurorisë Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale i është dorëzuar propozim për caktimin e masave paraprake ndaj ish-drejtorit mjekësor dhe atij organizativ, me të cilat kërkohet që t’u konfiskohet pasaporta dhet’u ndalohet të largohen nga vendbanimi, ndërsa ish-drejtori mjekësor të largohet nga vendi i punës.
Prokurorianuk ka kërkuar asnjë masë për të siguruar praninë e tre mjekëve onkologë pasi dyshohet se kanë ndihmuar.
Sipas provave të mbledhura nga Prokuroria gjatë procedurës para hetimore, veprat për të cilat dy ish-drejtorët dyshohen, janë kryer në periudhën 2017-2022.
Më pas, siç informoi prokurorja Gogovska-Jakimovska, drejtorët e dyshuar kanë blerë barna në revers, pa pëlqimin e Fondit për sigurim shëndetësor dhe pa procedurë të prokurimit publik. Në atë mënyrë u krijua një tepricë e barnave, për të cilat nuk mbaheshin evidenca.
Pacientëve, në kundërshtim me protokollet e trajtimit, u është përshkruar terapi me mospërputhje në dozën e barnave dhe kohën e aplikimit, gjegjësisht në emër të tyre janë lëshuar barna të tepërta. Përveç kësaj, siç u tha në konferencë, terapi e shtrenjtë e gjeneratës së fundit, pacientëve u ishte përshkruar një ditë para se të vdisnin.
Aksionet e ndërmarra në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji kanë qenë dje në fokus të opinionit.
Drejtoresha e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Violeta Klisarova, ka konfirmuar se Klinika po funksionon normalisht.
Rasti “Onkologjia” u zbulua pasi e përjavshmja “Fokus” vitin e kaluar publikoi një sërë artikujsh për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në rrjet dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor të Klinikës.
Për rastin “Onkologjia” vitin e kaluar pati disa protesta që nisën masivisht, me daljen e një numri të madh të qytetarëve, por me çdo protestë të radhës numri i tyre sa vinte e zvogëlohej.