Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH) kanë hyrë në grevë. Të gjitha njësitë rajonale, që janë paralajmëruar, sot nuk do të kryejnë detyra, përveç atyre më urgjente.
“Revolta tek të punësuarit është e madhe. Grevojnë edhe ata që janë në sindikata të tjera. Kërkojmë të mbeten ato paga që i kemi në dhjetor. Nuk kërkojmë asgjë më tepër, por vetëm le të na mbeten pagat sa i kemi pasur në dhjetor. Greva nuk do të ndalojë, madje edhe me çmimin që të mos marrin paga, siç është rasti tani. Momentalisht, të punësuarit në FSSH nuk kanë paga”, tha kryetari i Sindikatës së punëdhënësve nga administrata, organet e jurisprudencës dhe shoqatat e qytetarëve (AOJSHQ), Tërpe Deanoski.
Branko Axhigogov, kryetar i Organizatës sindikale të FSSHM, shtoi se deri më tani nuk është paraqitur asnjë incident, as problem.
“Qytetarët janë koshientë për situatën, në të cilën ndodhemi”, theksoi ai.
I pyetur se çfarë shërbime nuk do të marrin qytetarët nga sot, ai shtoi se qytetarët as nuk duhet të mundohen të vijnë për kërkesë për rehabilitim, për ndihma ortopedike, për certifikim të mjeteve ndihmëse ortopedike, për kompensim për pushimin e lehonisë, kompensim për pagesën e pushimit mjekësor, për sigurimet jashtë vendit, për formularët dygjuhësh etj.