A qenka gjalle Akademia Politike ?! Mosni mos manipuloni me djersen dhe mundin e aktivisteve te partise! Ne neshkrimet qe kan dal ne opinion shoh nenshkrime te njerzve qe publikisht ka nje kohe te gjate nuk jane pjese e ASH-se, jane ne Levizjen Besa, VMRO dhe ne subjekte tjera politike! Akademia qe ka kohe nuk mbajtur asnje mbledhje e lere me te ndermer ndonje aktivitet “akademik” e politik ne kuader te proceseve. Halil Snopçe genjen opinionin publik ne emer te nenshkrimeve te pavlefshme nga njerez qe nuk kan te bejne aspak me ASH-ne! Ruajeni nderin e mos manipuloni, edhe pse eshte e kuptueshme qe nga serviliteti keni humbur dhe krenarine! Mos harroni, jeta eshte e gjate dhe perseri mund tna vi momenti kur duhet te shihemi ne sy e ti flasim njeri tjetrit, mendoni per keto momente dhe mos peshtyni ne njeriun qe ua dha mundesine per te qene deputet e ministra! Te fala!