Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë ditës së sotme ka ndarë aktvendimet që kanë të bejnë me procesin e legalizimit. Por, kjo ndarje është bërë pikërisht në tre mujorin para zgjedhjeve parlamentare në republikën e Maqedpnisë së Veriut.
Aktvendimet që kanë të bejnë me procesin e legalizimit ju janë ndarë ekskluzivisht militantëve partiak dhe të punësuarve në Komunë nga ana e Lëvizjes Besa.
”Zyrtarisht për disa qytetarë të komunës së Tetovës, kam ndarë Aktvendimet që kanë të bëjnë me procesin e legalizimit, si dhe një pëlqim urbanistik. Ky është edhe një hap tjetër drejt zhvillimit dhe ofron mundësi të reja për qytetarët e Tetovës. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të rritur cilësinë e jetës sonë urbane. Zgjidhja e statusit juridik të objekteve pa leje është shenjë e një administrate të përkushtuar për mirëqenien dhe zhvillimin e qytetarëve të saj.
Së bashku, mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët të cilët pas një procesi të stërgjatur dhe ndryshimeve të shpeshta të Ligjit, po legalizojnë objektet e tyre!