75 vota ishin kundër amendamentit të Bashës, i cili kërkoi që 50 milionë dollarë nga buxheti i shtetit të shkonin për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës.
Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha ka thënë se strategjia e sigurisë kombëtare do duhet t’i nënshtrohej debatit.
“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Nuk pati asnjë akt të opozitës për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe qeverisë. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse deputetët e opozitës do të vinin interesat e qytetarëve në plan të parë. Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend i NATO të zvarritet me dokumente burokratikë”, ka thënë ai, i cili pyeti nëse përbën kërcënim për sigurinë e Shqipërisë minimi dhe sabotimi i integritetit territorial të Kosovës, si ato në Banjskë.
“Është e pafalshme që kjo pyetje vetëm 6 muaj pas sulmit në Banjskë nuk shtrohet. A përbën rrezik për sigurinë kombëtare te Shqipërisë dobësimi i aftësive mbrojtëse të strukturave mbrojtëse të Kosovës? A ka në dorë Shqipëria të bëjë diçka për ti ardhur në ndihmë Kosovës? A duhet të bëjmë diçka që Kosova të marrë sinjalin që Shqipëria nuk po fërkohen duart, por po kontribuon”, ka thënë Basha.