Drejtori i Parkut Kombëtar ” Mali Sharr” Ibrahim Dehari sëbashku me rejnxherët për më shumë se një javë po qëndrojnë në Malin Sharr duke luftuar zjarret që janë paraqitur.
Dehari bën apel që qytetarët, turistët dhe bujqit të tregohen të kujdesshëm për të evituar shtimin e vatrave të zjarrit.
Nga pesë zjarre aktive sa ka pasur në total, në dy kanë asistuar zjarrfikësit ndërsa tre të tjera janë lokalizuar dhe shuar nga vetë rejnxherët e Malit Sharr.
Dehari thotë se pavarësisht se është sezon dimëror, rreziku nga përhapja e zjarrit është i pa shmangshëm.