Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari paralajmëroi për të shtunën një debat publik ku do të debatohet për çështjet thelbësore të qytetarëve, ndërkohë që nënvizoi migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi.
Taravari u bëri thirrje që të marrin pjesë në debat të gjithë kandidatët për president.
Mendoj ta bëjë një debat publik në Tetovë që do të mbahet ditën e shtunë në ora 12:00. I ftoj të gjithë kandidatët të marrin pjesë në këtë debat – tha Taravari.
Taravari duke folur për migrimin e të rinjve nga vendi tha se vetëm gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar 700 mijë njerëz, ndërsa pesë vitet e fundit ka qenë kulminacioni.