Bekteshi: VMRO-DPMNE dhe VLEN përpjekje për rikthim të skenarit të 2006!

Bekteshi: VMRO-DPMNE dhe VLEN përpjekje për rikthim të skenarit të 2006!

“Humbësi të tërhiqet nga politika”, ishte deklaratë e imja, tha në Klan Debat, Kreshnik Bekteshi, duke marrë parasysh , sic tha, se disa parti politike po bëhen vazalë të politikave anti-BE.

Sipas Bekteshit, VMRO-DPMNE po planifikon të ripërsëris skenarin e vitit 2006 dhe të shkaktoj krizë politike në vend. Ai I bëri thirrje opozitës shqiptare që të mos bëhet pjesë e këtij skenari.

“Që më së paku të deklarohen, që nëse I humbin zgjedhjet nuk bëjnë përpjekjen as edhe më të vogël që të jenë pjesë e skenarit të VMRO-DPMNE-së, skenar I cili tashmë ka dalë në publik dhe diskutohet brenda përbrenda organeve të VMRO-së dhe partive të ndryshme që të ripërsërisin vitin 2006, ku humbësi në bllokun shqiptar u bë pjesë e qeverisë dhe e dijmë atë periudhë se si vendi shkoi prapa, ata nuk e kanë guxim që këtë ta bëjnë, shpresoj se do ta bëjnë dhe BDI nëse I humb zgjedhjet është e gatshme të pranojë se nuk ka pse të diskutohet pjesëmarrja në ndonjë qeveri eventuale”, tha Kreshnik Bekteshi.

BDI paralajmëroi trazira të mundshme në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Sipas komunikatës së kësaj partie, dyshojnë një “skenar rus” të koordinuar, siç thonë, mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partisë, E Majta./tvklan.mk

Lajme Vendi