O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, James O’Brien, ka thënë sot se janë duke përcjellur lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

O’Brien ka ritheksuar se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di së përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Çdo përdorim force kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm. Kjo do të konsiderohej edhe si rrezikim i forcave të NATO’s, që gjenden në Kosovë për të mbrojtur shqiptarët dhe serbët”, shtoi O’Brien.

Gjatë diskutimit, ai bëri thirrje që  palët të ulin tensionet.

O’Brien gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rregulloren e re të BQK-së.

Lajme Rajoni