Faton Ahmeti: BDI nuk e ka betejën me opozitën shqiptare, por me partitë maqedonase

Faton Ahmeti: BDI nuk e ka betejën me opozitën shqiptare, por me partitë maqedonase

Sekretari gjeneral i BDI, Faton Ahmeti sonte u takua me aktivistët e partisë, gjegjësisht me shtabin komunal të Gostivarit. Ahmeti e zhvilloi këtë takim për mobilizim, me qëllim që të angazhohet çdo aktivist për fitoren e madhe të BDI, përcjell Nistori.

Ahmeti ftoi çdo aktivist që të shkojë shtëpi në shtëpi për një fitore më të thellë të partisë.

Sipas Ahmetit, kjo nuk është beteja me opozitën shqiptare, por sa më i madh numri i mandateve të BDI-së dhe se beteja bëhet me partitë maqedonase.

Lajme Vendi