Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike Turke, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se “Fronti Europian” po i bashkon edhe familjet, ndërkaq theksoi se turqit dhe shqiptarët i dallon vetëm gjuha.
“Janë krijuar familje, atë e bisedoja edhe me doktorin. Një shqiptare e martuar për turk, një turk i martuar me shqiptare, grindeshin, a janë me Bejxhanin, a janë me Aliun. Tash i kemi bërë bashkë dhe i kemi pajtuar edhe familjet. Ne kemi vetëm një dallim, vetëm gjuha, të gjitha të përbashkëta i kemi…dhe 22 vjet Bejxhan kemi qenë të ndarë”, tha mes tjerash Ahmeti.
Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas tha se arritja e koalicionit dhe përfshirja në Frontin Europian është një hap përpara për një ardhmëri më të ndritur të vendit.
Iljas tutje tha se karakteristike e partive të Frontit Europian është përfshirja e tyre në politik në momente të rëndësishme të vendit.
“Karakteristikë e partive anëtare të Fronit Europian janë përvoja politike dhe përfshirja e tyre në politikë në momentet më të rëndësishme të vendit. Në këtë aspekt mund të themi se në sot duke i hedhur hapat drejt ardhmërisë sonë me një bindje mund të ju informoj për fitoren tonë që do të jetë bindëse dhe shumë e thellë”, u shpreh Iljas.