Pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë aktivisti politik, Bedri Hajdari.
Bedri Hajdari nga Shkupi ishte simbol i rezistencës dhe betejës kundër padrejtësive dhe zë i fuqishëm kundër rasteve të montuara dhe zbardhjes së tyre në Maqedoninë e Veriut.
Ai ishte zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm.
Hajdari konsiderohej si zëri i shumë shqiptarëve të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.