Policia e Tetovës ka dalë me informacione të reja në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.
Nga policia thonë se është gjetur makina me të cilën sulmuesi ka gjuajtur, ndërsa e njëjta është marrë me forcë nga pronari i saj.
Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcënim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.