Çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 1 denarë, ndërsa i benzinës BS-98 për 1.5 denarë, përcjell TV21. Sipas vendimit të KRRE-së, edhe çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë pas mesnate do të ulet për 1.5 denarë.
Çmimet sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetik:
Benzina BS-95- 87,5 den/l
Benzina BS-98- 88,5 den/l
Nafta- 76,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë- 76,0 den/l