Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk është e vërtetë se me BDI-në po përgatisin skenar për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj.
“Kjo nuk është e vërtetë, dje kam pasur një mesazh shumë të qartë në tubimet në Saraj dhe Çuçer Sandevë. I bëj thirrje të gjithë votuesve që të dalin masivisht më 8 maj dhe të mbështesin kandidatin për president Stevo Pendarovski dhe koalicionin “Për një të ardhme evropiane” në zgjedhjet parlamentare.
Ai tha se askush nuk i ka votuesit nën kontrollin e tyre për t’u treguar se si të votojnë.