Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga përmes një statusi në Facebook thotë se Arben Taravari po bën veprime, siç thotë ai, sipas manualit të VMRO-së.
“A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit? Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së.
Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndynë me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë, të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore”, shkroi Lloga.