VMRO-ja planifikon të krijojë ministri të reja! Andonovski: Nuk pritet të ketë punësime të reja

VMRO-ja planifikon të krijojë ministri të reja! Andonovski: Nuk pritet të ketë punësime të reja

Stefan Andonovski në “Daily Click” në TV21 shpjegoi se VMRO-DPMNE planifikon vendosjen e dy ministrive shtesë në Qeveri. Për këtë Andonovski tha se nevojiten ndryshime në Ligjin për Organizim dhe Punë të Organeve të Administratës Shtetërore, për çka theksoi se nevojitet shumicë prej 2/3 në Kuvend.

“Plani është që të mos ketë punësime të reja dhe që këto dy ministri që planifikojmë t’i krijojmë si të reja, përkatësisht Ministria e Energjisë Burimeve Minerale dhe Minierave dhe Ministria e Sportit, të merren të punësuar nga institucionet ekzistuese. Dmth njëra do të tërheqë të punësuar nga Ministria e tanishme e Ekonomisë, ndërsa ministria e dytë nga Agjencia për Rini dhe Sport, sepse sektori i rinisë duhet të marrë ministrinë e vet, që është Ministria për Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë”, tha Andonovski në TV21.

 

Lajme Vendi