Erjona Emini nga Tetova ka marr vetin e tretë apo medaljen e bronzt në Kampionatin Ballkanik për Fëmijë – Stamboll 2024.
Këtë e bënë të ditur vetë Klubi i Karatesë Shkëndija, të cilët thanë se puna serioziteti dhe përkushtimi janë sekretet e suksesit të Erjonës dhe të klubit të tyre të karatesë.
Në vijim keni shkrimin e plotë të Klubit të Karatesë – Shkëndija.
“ERJONA EMINI E SHKËNDIJËS E TRETA NË BALLKAN
Erjona Emini pas disa fitoreve arriti të shpallet medaliste e bronzt në Kampionatin Ballkanik për Fëmijë – Stamboll 2024.
Serioziteti, puna, lodhja janë sekreti i Klubit të Karatesë Shkëndija – Tetovë.
Urime Erjona!
Urime Tetovë!
Urime e gjithë Maqedonia e veriut!” kanë shkruar në faqen zyrtare në Facebook të Klubit të Karatesë Shkëndija.