Presidentja Siljanovska dekretoi ligjin që Kuvendi e miratoi me 2/3 e votave për riorganizimin e ministrive
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka dekretuar Ligjin për Riorganizimin e Qeverisë, që u miratua nga Kuvendi me 88 vota “për”.
Sic shkruan Siljanovska, bëhet fjalë pët ligjin që miratohet me shumicë prej 2/3, ku Presidenti është I obliguar ta dekretojë dhe nuk ka të drejtë vetoje.
Presidentja thotë se Ligji është reformues, pasi anulohet paralelizmi I kompetencave të shumë ministrive, do të dislokohen kompetencat e ministrive me cka racionalizohet puna e tyre, do të institucionalizohen prioritetet tona strategjike përmes formimit të Ministrive përkatëse ku përmendet Ministria për Cështje Evropiane dhe Ministria për Transformim Digjital, si dhe do të ngritet niveli i kujdesit shoqëror për shëndetin mental të kombit me Ministrinë e Sportit – thuhet në postimin në Facebook të Presidentes Siljanovska.
Lajme Më të fundit Vendi