Në gjykatën Civile Shkup si gjykatë kompetente në zgjidhjen e kontestit ligjor mes BFI – Shkup dhe Muftinisë së Tetovës në prezencë të përfaqësuesve të dy palëve në seancë e radhës gjyqësore të mbajtur me datë 03.06.2024, reth shkarkimit të paligjshën të Muftiut të deri tanishëm Prof. Dr. Qani Nesimi, dhe emërtimit antikushtetues të ashtuquajtur UD Muftiut Selver Xhemaili, gjykata Civile Shkup ka të sjellur vendim të përkohshëm nga ku prof. Dr. Qani Nesimi mbetet Mufti i Tetovës – a njëherit i ndalohet BFI – Shkup dhe Selver Xhemailit që të ndërmarrin aktivitete të mëtutjeshme në dëm të Muftinisë së Tetovës, prfshi dhe paraqitjen e tij UD Mufti në Tetovë, ndërsa regjistri qendror i RMV – Shkup obligohet të bëjë ndryshimin e të dhënave në regjistrin e Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze me çrast rikthehet emri i Muftiut legjitim Qani ef. Nesimi dhe shlyhet emri i UD Muftiut joligjor dhe antikushtetues.
Vendimi i masës së përkohshme të Gjykatës Civile Shkup në mënyrë zyrtare të zbatohet edhe në departamentin për regjistrimin e bashkësive fetare pranë kësaj gjykate.
Kujtojmë opinionin se me datë 08.11.2023 në mënyrë joligjore nga ana e BFI – Shkup ishte shkarkuar Qani Nesimi nga detyra e Muftiut të Tetovës, i cili vendim u kontestua me unanimitet nga organi bazë kushtetues kompetent Muftinia e Tetovës, duke e vlerësuar si të pa bazë, joligjor dhe anti kushtetues, njëherit mëxhlisi i xhemateve të Muftinisë së Tetovës me shumicë absolute mbështeti Qani ef. Nesimi për Mufti të Tetovës.
Muftinia e Tetovës dhe mexhlisi i xhemateve pranë Muftinisë njëherit kontestoi vendimin anti kushtetues të Shaqir Fetait për emërim të UD Muftiut Selver Xhemaili i cili vendim është në kundërshtim me sistemin normativ të BFI, njëherit duke i a bërë të qartë se organi bazë themelorë i BFI pra Muftinia është i vetmi organ kushtetues kompetent që ka të drejtën e propozimit të kandidatëve të mundshëm për mufti, të drejtë themelore kushtetuese si organ kolektiv që nuk mund askush të jau konteston e më së paku vullneti individual i një personi qoftë edhe i quajturi Shaqir Fetai.
Me datë 04.03.2024 shumica absolute e hoxhallarëve të Muftinisë së Tetovës deri tek BFI ngritën iniciativë me përkrahje të parezervë në mbështetje të Muftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, dhe të tërhiqet vendimi joligjor dhe antikushtetues i emërtimit të ashtu quajtur UD Muftiut Selver Xhemaili i cili nga vet Shaqir Fetai ishte i përfolur si keqpërdorues i kurbanave të BFI-së dhe mjeteve të dijasporës dedikuar për institucionet edukativo arsimore dhe shkencore të BFI-së.