Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë një video ku tregohet për masat që ka ndërmarrë Agjencia për punësim duke ndihmuar qytetarët me ndihmë financiare të pakthyeshme, shkruan Sigmak.
Më tutje, tregohet që me këto masa të punësimit janë përfshirë gjithësej 12.684 persona të papunë dhe 3.128 persona juridik. Vetëm në komunën e Tetovës janë përfshirë 1.996 persona të papunë, ose 16% nga të gjithë pjesëmarrësve, si dhe 649 persona juridik, apo 21% e pjesëmarrësve.
Gjithashtu, në kuadër të prezantimit theksohet se së shpejti do të ketë thirrje të re për mbështetje financiare për vetëpunësim.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Faton Ahmetit:
https://www.facebook.com/faton.s.ahmeti/videos/382285754487576